Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë / Papa Francesku: Kërcënim për paqen e sigurinë në botë

23 Janar 2022, 13:14 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë / Papa Francesku: Kërcënim për paqen

VATIKAN – Papa Francesku ka bërë një apel të fortë ndaj Rusisë dhe Ukrainës që të ulin tensionet mes tyre, ndërsa shtoi se po i shikon më shqetësim të madh atë se çfarë po ndodh në kufirin ruso-ukrainas.

‘Unë po shikoj me shqetësim tensionet në rritje që janë një kërcënim i ri për paqen. Tensionet në rritje janë një kërcënim dhe një goditje e re për paqen në Ukrainë, gjithashtu rrezikojnë sigurinë e Europës’, ka thënë ndër të tjera Papa Francesku.

Gjatë predikimit në Bazilikën e Shën Pjetrit, ai tha se është dhimbje madhe kur shohim se vëllezërit dhe motrat tona vdesin në det sepse nuk i lejojnë të dalin në breg. Sipas Papa Franceskut, ajo që po ndodh atje është një kërcënim i ri për paqen në botë, ndërsa shtoi se kulti më i pëlqyeshëm i Zotit është që të kujdesesh për fqinjin tënd.

‘Sa dhimbje ndjejmë kur shohim se vëllezërit dhe motrat tona vdesin në det sepse nuk i lenë të dalin në breg. Kujtoj se kulti më i pëlqyeshëm për Zotin është të kujdesesh për fqinjin’, ka thënë më tej Papa.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine mesazhi i papa franceskut konflikti rusi-ukraine mesazhi i papa franceskut

Sondazh

Poll