Bota

Vuçiç flet për atentatin ndaj tij: Informacionet na i dha një vend i BE, po hetohet

23 Janar 2022, 12:58 Nga DOSJA
Vuçiç flet për atentatin ndaj tij: Informacionet na i dha

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar lajmin, sipas të cilit, ndaj tij ishte planifikuar një atentat në muajin shkurt. Sipas Vuçiç, ka qenë një vend i Bashkimit Evropian, i cili i kishte dhënë informacione operacionale autoriteteve serbe e për këtë ai nuk ka nguruar të shprehë falënderimet e tij, ndërsa tha se dyshohet se autor të këtij sulmi janë disa persona nga vende të ndryshme.

Presidenti Vuçiç megjithatë tha se një informacion i tillë nuk ishte 100 për qind i sigurt, por shtoi se autoritetet vendase po punojnë në këtë drejtim dhe i kanë të gjitha informacionet e nevojshme në duart e tyre.

Sipas mediave të huaja që citojnë Aleksandër Vuçiç, kjo mund të lidhet edhe me faktin se vendi ka bërë shumë punë në goditjen e grupeve kriminale, duke shtuar se shumë persona janë të interesuar për destabilizimin e Serbisë.

‘Kanë dhënë detaje dhe i falënderoj për këtë. Dyshohet se në grup janë të përfshirë njerëz nga vende të ndryshme. A  është e vërtetë, nuk mund ta them. Autoritetet po punojnë për këtë dhe i kanë të gjitha informacionet. Ai shtet i BE-së ka qenë shumë i drejtë , njerëzit tanë kanë lëshuar urdhër arresti dhe kërkime për persona të ndryshëm’, ka thënë në lidhje me atentatin e mundshëm kundër tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic atentat ndaj aleksander vucic kercenohet aleksander vucic aleksander vucic atentat ndaj aleksander vucic kercenohet aleksander vucic

Sondazh

Poll