Bota

Kriza në Ukrainë/ Ushtria e SHBA zbarkon në zonë, përpjekje për zgjidhje diplomatike

23 Janar 2022, 12:43 Nga DOSJA
Kriza në Ukrainë/ Ushtria e SHBA zbarkon në zonë,

UKRAINË – Tensionohet ndjeshëm situatë në kufirin Rusi – Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ambasada Amerikane në Kiev, e cila me anë të një deklarate për mediat, njoftoi se po koordinonte furnizimin me armë dhe municione për ata që konsiderohen si mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës.

Ndërkohë, në media janë publikuar disa video të ushtarëve amerikanë, të cilët shihen duke inspektuar fushat e betejës së homologëve të tyre ukrainas. Në krah të këtyre të fundit janë reshtuar edhe Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat thanë se do të përforconin Ukrainën duke dërguar raketa amerikane me bekimin e vetë Shteteve të Bashkuara.

Në një kohë kur frika për një pushtim rus në Ukrainën lindore po rritet pasi të paktën 100,000 trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën, Moska i ka mohuar akuzat. Madje bën thirrje për garanci ligjërisht të detyrueshme sigurie nga SHBA dhe NATO.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine rusia ukraina konflikti rusi-ukraine rusia ukraina

Sondazh

Poll