Bota

PAMJET / Momenti kur 2 policë shtrinë në tokë dhe godasin pa mëshirë një 14-vjeçare

23 Janar 2022, 13:21 Nga DOSJA
PAMJET / Momenti kur 2 policë shtrinë në tokë dhe godasin pa

BELGJIKË – Hetuesit në Belgjikë kanë nisur hetimet për një episod të rëndë dhune që është regjistruar në zonën e Ostendës, ku dy punonjës policie janë filmuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze vetëm 14 vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar dy ditë më parë, ndërsa në videon e publikuar shihen se si dy punonjës policie, në përpjekje për ta neutralizuar adoleshentën në tokë për ta arrestuar, njëri prej tyre e godet fort me grushte dhe me shuplakë.

Agent van lokale politie Oostende deelt vuistslagen uit aan minderjarig meisjes 14-jaar. pic.twitter.com/7dR9gKcLCW

— WyffelsRené (@ReneWyffels) January 22, 2022

Në lidhje me episodin e rëndë ka reaguar edhe Shefi i Policisë së zonës, Philip Kersteker, i cili tha se arrestimi i 14-vjeçares lidhet me “çëshjte familjare”, mirëpo, për faktin se 14-vjeçarja është e mitur, ai tha se nuk do të hyjë në detaje, ndërsa theksoi se do të hetohen si pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit edhe ato që kanë regjistruar kamerat e policisë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota belgjike policia belge belgjike policia belge

Sondazh

Poll