Aktualitet

Alimehmeti: Masat s’e ndalojnë përhapjen e ‘Omicron’, të ndryshojë koha e vaksinimit

23 Janar 2022, 14:51 Nga DOSJA
Alimehmeti: Masat s’e ndalojnë përhapjen e

TIRANË – Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se çfarëdo masë kufizuese nuk e frenon dot përhapjen e virusit “Omicron”. Në studion e “Report TV”, ai deklaroi se koha e vaksinimit të qytetarëve duhet të ndryshohet që të mos përkojë me kohën e përhapjes së virozave stinore. Alimehmeti e konsideron vaksinimin si mënyrën më të mirë për të luftuar COVID-19 dhe variantet e tij.

“E vetmja gjë që ne kemi në dorë për evituar gjendjen e rëndë, është vaksinimi. Idealisht do ishte bërja e vaksinës do ishte ideale përpara sezonit, ne jemi në maksimum edhe me gripin sezonal. Vaksina bëhet historikisht shtator, tetor, fillim nëntorit. Idealisht fushata e vaksinimit masive nuk duhet të përkojë me të njëjtën kohë kur transmetim komunitar të virusit. Kjo është ama kur ne arrijmë të parashikojmë sezonalitetin, p.sh. me gripin e parashikojmë. Këtu ka një vështirësi për të parashikuar se kur duhet bërë fushata vaksinimit”, tha fillimisht mjeku Alimehmeti.

Më tej, lidhur me numrin e dozave të vaksinimit, mjeku i sëmundjeve epidemike thotë se nuk është e nevojshmne marrja e dozës së tretë të vaksinës për grupmoshën e dytë (deri në 55 vjeç), por mund të bëhen përjashtime për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

“Ka prekur një pjesë të mirë të popullatës, është i pashmangshëm ekspozimi ndaj virusit. Omicron është shumë i transmetueshëm, i shpejtë, i pashmangshëm, asnjëlloj lloj mase nuk ka arritur dot të bllokojë transmetimin e këtij virusi. Megjithatë e pamë shumë të qartë që edhe me dozë të tretë, në vetëm 10 javë bie infektiviteti më 45%. Doza e tretë, bëhet për format e rënda, tek mosha e tretë, nuk bën shumë sens te moshat e reja deri 55-vjeç që nuk kanë situata. Ne duhet ta ridemension diskutimin, jo si një vit më parë, Omicron sillet ndryshe nga alfa dhe delta, prandaj duhet ta trajtojmë ndryshe”, u shpreh mjeku.

Për sa i përket kohës së izolimit, Alimehmeti shprehet se nuk është e nevojshme që qytetarët e infektuar me COVID-19 apo me variante të tij të karantinohen 2 javë, pasi dhe në vendet e tjera të botës koha e izolimit po reduktohet.

“Shumë shtete e kanë ulur, Zvicra e ka bërë 5 ditë, SHBA e ka bërë 7, të gjitha janë në ulje. Ke qenë i infektuar dhe nja 2 ditë përpara, plus 5 ditë, shkon rreth një javë. Koha mesatare e shpërndarjes së virusit është 5.3 ditë. Jo të gjithë rendin të bëjnë testin, e rëndësishme është një këshillë, nëse ke simptoma, mundohu të ruash të tjerët sa më shumë, kur s’ke mundësi të izolohesh mbaj maskë, sepse kur i sëmuri e mban maskën ka shumë vlerë për të tjerët”, përfundoi epidemiologu Ilir Alimehmeti në “Report TV”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi ilir alimehmeti nis vaksinimi ne shqiperi covid ne shqiperi ilir alimehmeti nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll