Aktualitet

Mbyllja e shkollave/ PD e kërkoi, Ministria: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi

23 Janar 2022, 14:26 Nga DOSJA
Mbyllja e shkollave/ PD e kërkoi, Ministria: Një nga prindërit

TIRANË– Qeveria ka vendosur që njëri nga prindërit me fëmijë të mitur të mund të qëndrojë në shtëpi, për shkak të mbylljes së shkollave. Ky ishte vendimi më i fundit që u njoftua nga Ministria e Arsimit e cila nënvizon se prindi që qëndron për tu kujdesur për fëmijët, nuk do të ketë pasoja administrative apo financiare. Ky lehtësim për prindërit do të bëhet në kuadër të ndërprerjes së procesit mësimor, nga data 24 deri në 26 janar.

NJOFTIMI i Ministrisë

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.

Partia Demokratike reagoi për këtë vendim, duke e cilësuar si gjysmak dhe të dështuar. PD kërkoi nga qeveria që të merrte një vendim ku njëri prej prindërve ta ketë të mundur të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët. Nga dita e hënë deri të mërkurën, shkollat në të gjithë territorin e Shqipërisë do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë të Ministrisë së Arsimit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbyllen shkollat ne shqiperi ministria e arsimit mbyllen shkollat ne shqiperi ministria e arsimit

Sondazh

Poll