Aktualitet

Dhunë ndaj nënës dhe ish-gruas! Arrestohet 35-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

23 Janar 2022, 13:53 Nga DOSJA
Dhunë ndaj nënës dhe ish-gruas! Arrestohet 35-vjeçari,

DIVJAKË– Policia e Divjakës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për dhunë ndaj nënës së tij. Në pranga ka përfunduar 35-vjeçari me inicialet T.Rr pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Po ashtu, është shpallur në kërkim një 37-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-partneres.

NJOFTIMI I POLICISË

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin T. Rr., 35 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.Po nga këto struktura u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi në kundërshtim me urdhërin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne divjake dhune ndaj nenes divjake arrestim ne divjake dhune ndaj nenes divjake

Sondazh

Poll