Aktualitet

Rënie masive gurësh në aksin Milot–Burrel, rritet rreziku për aksidente

23 Janar 2022, 13:08 Nga DOSJA
Rënie masive gurësh në aksin Milot–Burrel, rritet rreziku

SHKOPET – Në rrugën nacionale Burrel – Milot janë regjistruar paraditen e sotme rënie gurësh nga mali, duke rritur kështu rrezikun për aksidente rrugore dhe duke sjellë një kërcënim për jetën e personave që kalojnë me automjete në këtë aks.

Rënia e gurëve është regjistruar pranë Shkopetit, në afërsi të sektorit C, ndërsa si pasojë e gurëve që kanë mbushur rrugën, shoferët detyrohen të kryejnë manovra të rrezikshme, duke dalë edhe në korsinë tjetër, duke rritur kështu rrezikun e ndonjë aksidenti.

Për momentin, asnjë punonjës i firmës kontraktore nuk shihet në rrugë për pastrimin e gurëve, por në të mungojnë edhe forcat e policisë për të rregulluar qarkullimin.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet milot-burrel renie guresh milot-burrel renie guresh

Sondazh

Poll