Aktualitet

Lidh zonën bujqësore me fshatin! Shembet ura e Metoqit në Sarandë

23 Janar 2022, 11:19 Nga DOSJA
Lidh zonën bujqësore me fshatin! Shembet ura e Metoqit në

SARANDË– Ura e Metoqit është shembur. Ura e cila shërbente për lidhjen mes fshatit dhe zonës bujqësore tashmë ka dalë jashtë funksionit. Dyshohet se shkak i shembjes së urës mund të jetë bërë kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton.

Dyshimet nuk përjashtohen dhe për shkak të erozionit të ujit të lumit Bistricë në njërën prej këmbëve të urës. Ende nuk ka nisur puna për rindërtimin e saj.

Kjo shembje ndikon në jetesën e përditshme të banorëve të zonës, të cilët u duhet të shkojnë në zonat bujqësore për të nxjerrë të ardhura.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sarande shembet ura shembet ura e metoqit sarande shembet ura shembet ura e metoqit

Sondazh

Poll