Aktualitet

Nrica në Dibër/Prefekti Shehu: Asnjë problem me energjinë dhe ujin, shoferët KUJDES

23 Janar 2022, 12:10 Nga DOSJA
Nrica në Dibër/Prefekti Shehu: Asnjë problem me energjinë

DIBËR – Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, është shprehur se situata në këtë qark aktualisht paraqitet nën kontroll, edhe pse vendi është pushtuar nga ngrica dhe temperaturat tepër të ulëta. Ai u shpreh se të gjitha akset janë të kalueshme, përveç zonës së Lurës, nga ku kalimi bëhet nga Mirdita.

Po ashtu, ai bëri me dije se nuk ka probleme me energjinë elektrike në të gjithë qarkun, përveçse në Lurë, ku sipas tij grupet e OSHE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonë.

Ndërkohë, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Shehu tha se probleme janë regjistruar vetëm në dy fshatra për shkak të ngrirjes së tubacioneve qendrore, por që edhe për këtë gjë po punohet për kthimin në normalitet.

Duke folur për akset rrugore, Shehu tha se aktualisht nuk ka asnjë aks të bllokuar, por bëri një apel për shoferët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në orët në vijin pritet ulje e temperaturave, dhe në ato akse ku ka lagështirë, pritet të ketë edhe ngrica.

‘Është e vërtetë që Dibra ka shënuar temperaturat më të ulëta. Rrugët janë të kalueshme në të gjithë qarkun, përfshirë edhe zonat malore. Përajshtim bën vetëm Lura, që është një rrugë e vështirë dhe lidhja bëhet nëpërmjet Mirditës. Ndërsa përsa i përket furnizimit me energji elektrike, momentalisht kemi vetëm Lurën pa energji elektrike. Është kthyer që mbrëmjen e djeshme energjika në Ostren, në Selishtë dhe në Kalanë e Dodës. Po kështu furnizim ka edhe me ujë, përjashtim bëjnë vetëm dy fshatra, ku ka pasur ngrirje të tubacioneve, por punonjësit e Ujësjellësit po merren me këtë problem dhe momentalisht situata paraqitet normale. Gjithsesi temperaturat janë shumë të ulëta dhe kudo që ka lagështirë krijohet akull. Kam edhe një thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme. Dhe në dy-tre ditët në vazhdim presim temperatura edhe më të ulëta. Ekstremet Lura dhe Selishta duhet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë për të qarkulluar.’– tha në një prononcim për Report Tv, Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu.

LAJMI KRYESOR: I ftohti polar në Shqipëri! Izolohet Dibra, fshatra pa energji, rihapet Llogaraja

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne diber moti i keq ne shqiperi nexhbedin shehu qarku diber moti i keq ne diber moti i keq ne shqiperi nexhbedin shehu qarku diber

Sondazh

Poll