Aktualitet

Përjashtimi i Ivi Kasos nga KQZ/ Komisioni i Rithemelimit: Urdhër i Ramës!

23 Janar 2022, 11:41 Nga DOSJA
Përjashtimi i Ivi Kasos nga KQZ/ Komisioni i Rithemelimit: Urdhër i

TIRANË– Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, akuzojnë kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin si njeri të kryeministrit  Edi Rama. Kjo akuzë, vjen një ditë pasi KQZ njohu kryedemokratin Lulzim Basha si kryetar të Partisë Demokratike si dhe përjashtuan nga KQZ Ivi Kason.

Me anë të një deklarate zyrtare, Komisioni i Rithemelimit, i formuar nga ish-kryeministri Sali Berisha shkruajnë se Rama dhe Basha janë një. Ata e cilësojnë vendimin e djeshëm si një urdhër që është dhënë nga vetë Rama. Sipas tyre, kjo dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit politik.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit. Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik. Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e djeshme se ligji njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e djeshme Celibashi, pranoi kërkesën e kryedemokratit me emrat e dy zyrtarëve që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në KQZ. Dy përfaqësuesit Indrit Sefa dhe Marash Logu i kërkuan Celibashit që të jenë kontakti i vetëm i KQZ-së me Partinë Demokratike, duke sjellur përjashtimin e Ivi Kasos.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi komisioni i rithemelimit lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi komisioni i rithemelimit lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll