Sport

Guardiola arrin rekordin e veçantë, lë pas Mourinhon, Klop dhe Ferguson

23 Janar 2022, 13:14 Nga DOSJA
Guardiola arrin rekordin e veçantë, lë pas Mourinhon, Klop dhe

ANGLI – Pep Guardiola u bë trajneri që arriti më shpejtë në kufirin historitk të 500 pikëve në Premier League pas barazimit të Manchester City në Southampton të shtunën në mbrëmje.

Cityt ju ndërpre seria prej 12 fitoresh në ndeshjen e djeshme me “Saints”, të cilët kaluan në epërsi në minutën e shtatë përmes Kyle Walker-Peters.

Skuadra mike dominoi lojën, por hynë në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-0, pasi Raheem Sterling hodhi poshtë një shans të mirë për të barazuar.

Aymeric Laporte shënoi me kokë në goditjen e lirë të Kevin De Bruyne dhe barazoi shifrat, ndërsa mesfushori belg, Rodri dhe Gabriel Jesus tentuan teksa City shtynte për një fitues në St Mary’s.

nFitorja Nuk erdhi, pasi ndeshja përfundoi 1-1, por City mbetet 12 pikë përpara Liverpoolit të vendit të dytë, i cili udhëton për deshjen përballe Crystal Palace të dielën.

Gjithsesi kishte diçka për të festuar për kampionët në fuqi të Premier League. City nën drejtimin e Guardiolës për 213 ndeshje arriti të plotësojë kuotën e 500 pikëve.

Ky rekord e bën atë më të shpejtë në historinë e kompeticionit, përpara Jose Mourinhos (231), Jurgen Klopp (236), Sir Alex Ferguson (242), Arsene Wenger (249) dhe Rafa Benitez (267).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #500 #manchestercity guardiola premier league #500 #manchestercity guardiola premier league

Sondazh

Poll