Sport

Parisi i hap dyert Djokovic: përfiton “green pass” 6-mujor nga koha e infektimit…

23 Janar 2022, 05:58 Nga DOSJA
Parisi i hap dyert Djokovic: përfiton “green pass” 6-mujor nga

FRANCE Dyert e “Roland Garros” hapen për Novak Djokovicin. Pas përjashtimit nga Australia, tenisti serb do të mund të mbrojë sërish titullin e tij në Paris në pranverë.

Edhe nëse nuk është i vaksinuar. Në fakt, pasaporta e re e vaksinimit, mund t’u atribuohet edhe atyre që janë shëruar nga Covid, jo më larg se gjashtë muaj më parë.

Pasi u infektua në dhjetor, Djokovic mund të qarkullojë lirshëm në Francë të paktën deri në mes të qershorit.

Ky është legjislacioni i ri, i miratuar në parlament francez, me dritën jeshile të Këshillit Kushtetues. Në fakt, nga e hëna, në Francë për të hyrë në ambientet sportive, edhe sportistët profesionistë, do të duhet të tregojnë “green pass”. Prandaj do të jetë e nevojshme të vaksinoheni, ose të kuroheni për më shumë se 11 ditë nga pozitiviteti dhe çka do të jetë e vlefshme të paktën për gjashtë muaj.

Djokovic, sipas avokatëve të tij, ishte pozitiv më 16 dhjetor. Turneu parizien do të nisë më 16 maj dhe do të përfundojë më 5 qershor. Rrjedhimisht, me një certifikatë shërimi, tenisti serb do të mund të përfitojë të njëjtin trajtim si i vaksinuari.

Përveç dispozitave specifike, që ekzekutivi mund të miratojë në dekretet zbatuese, ndoshta edhe për arsye shembullore, nuk do të ketë probleme për Djokovicin në “Roland Garros” në maj. Atëherë kur gjendja shëndetësore mund të jetë edhe më e favorshme dhe ende të shtyjë autoritetet që të lehtësojnë procedurat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai do të luajë në vend të novak djokovicit avokatët e djokovicit do të duhet të tregojnë “green pass” dyert e “roland garros” në francë për të hyrë në ambientet sportive nga e hëna novak djokovicin pasaporta e re e vaksinimit ai do të luajë në vend të novak djokovicit avokatët e djokovicit do të duhet të tregojnë “green pass” dyert e “roland garros” në francë për të hyrë në ambientet sportive nga e hëna novak djokovicin pasaporta e re e vaksinimit

Sondazh

Poll