Sport

“Skena” si në derbin e Liverpoolit: Gerrard, u nxjerr gjuhën tifozëve të Evertonit!

23 Janar 2022, 10:46 Nga DOSJA

ANGLI – Në një ndeshje të ekuilibruar në Premier League, goditja me kokë e Emi Buendias në pjesën e parë, i mjaftoi miqve të Aston Villas për të fituar tre pikët në fushën e Evertonit.

Por ndeshja u karakterizua nga skena të këqija, ku disa nga tifozët e Evertonit ishin protagonistë kundër disa lojtarëve të Villa, përfshirë ish-mbrojtësin e ‘Toffees’, Lucas Digne, i cili u godit nga objektet e hedhura nga tribuna e “Goodison Park”.

Por gjithçka nuk u mbyll me kaq. Pas ndeshjes, trajneri Stiv Gerrard, teksa po largohej nga fusha u pa duke tallur tifozët e mbetur të Evertonit, duke u nxjerrë gjuhën.

Një skenë e përsëritur, që të kujton gjestin e tij tallës si ish-mesfushori i “Reds”, pasi shënonte një gol në fitoren 3-1 të Liverpoolit në “Goodison Park” në 2001, në një derbi të paharrueshëm të Merseyside. E shkuara vështirë të harrohet…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aston villas fushën e evertonit ish-mbrojtësin e 'toffees' lucas digne lucian favre dhe steven gerrard. premier league steven gerrard në atë të aston villas stiv gerrard aston villas fushën e evertonit ish-mbrojtësin e 'toffees' lucas digne lucian favre dhe steven gerrard. premier league steven gerrard në atë të aston villas stiv gerrard

Sondazh

Poll