Sport

Dëbimi i Djokoviç / Drejtori i ‘Australian Open’: Komunikimi jo i duhur, ‘fajtori’

23 Janar 2022, 12:49 Nga DOSJA
Dëbimi i Djokoviç / Drejtori i ‘Australian Open’:

AUSTRALI – Drejtori i turneut të tenisit, ‘Australian Open’ ka fajësuar “komunikimin e keq” sikurse e konsideroi ati, për dëbimin e Novak Djokoviçit nga Australia para nisjes së këtij turneu, por tha se tenisti numër një në botë planifikon që të marrë pjesë në këtë garë në  vitin 2023.

Drejtori i turneut, Craig Tiley u pyet nëse tenisti i pavaksinuar, Djokoviç mund të marrë pjesë në garën e vitit 2023, pavarësisht mundësisë se atij mund t’i hiqet viza deri në tri vjet. Tiley tha se qëllimi i Djokoviçit është që të marrë pjesë në Australian Open më 2023. Ai fajësoi “kushtet që po ndryshojnë shpejt” dhe “komunikimin e keq” me Qeverinë federale lidhur me dëbimin e Djokoviçit, pasi tenisti serb fillimisht kishte siguruar një përjashtim mjekësor nga autoritetet e tenisit në Australi.

“Ishte një mjedis tejet sfidues”, tha Tiley, duke shtuar se Federata e Tenisit të Australisë disa herë ka tentuar që ta qartësojë situatën me autoritetet kombëtare, por natyra evoluese e variantit Omicron të koronavirusit, sipas tij bëri që të kishte “shumë kontradikta dhe kompleksitet me informacion”.

Tiley po ashtu hodhi poshtë pretendimet se Djokoviç po planifikon ta padisë Federatën australiane të Tenisit.

“Në fund të ditës, ai është tenisti numër një në botë dhe vërtetë e do Australian Open”, tha Tiley.

Tenisti serb, Novak Djokoviç u kthye në shtetin e tij, Serbi pasi iu anulua viza para nisjes së Australian Open, për shkak të statusit të tij të vaksinimit kundër koronavirusit. Ai kishte fluturuar drejt Melbërinit një javë para nisjes së turneut, por vendimi i Australisë për t’ia anuluar vizën, shuajti shpresën e Djokoviçit që të garonte për të marrë titullin e 21-të Grand Slam, që do të thyente rekordin. Djokoviç ka fituar nëntë herë turneun Australian Open, përfshirë edhe vitin e kaluar.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australian open craig tiley novak djokoviç australian open craig tiley novak djokoviç

Sondazh

Poll