Sport

Ansu Fati i dyzuar: bisturia apo riaftësim alternativ? Të hënën vendoset…

23 Janar 2022, 06:08 Nga DOSJA

SPANJE – Ansu Fati nuk është pro një operacioni, për të trajtuar dëmtimin e tendinit të bicepsit të femurit në këmbën e majtë, që pësoi në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos dhe që do ta mbajë jashtë futbollit për mjaft kohë.

Rikthimi në fushë do të varet nga trajtimi që dëshiron të ndjekë lojtari. Nëse zgjidh një riaftësim nëpërmjet ushtrimeve, periudha e mungesës do të jetë afërsisht dy muaj. Nga ana tjetër, edhe nëse vendos të bëhet një operacion, koha e rikthimit nuk do të jetë më pak se tre muaj. Në këtë moment, lojtari nuk dëshiron të operohet.

Të shtunën ka pasur një takim në Ciudad Deportiva me futbollistin, familjarëve të tij, mjekëve dhe stafit teknik të Barçës. Një vendim përfundimtar nuk u mor përpara dyshimeve të Ansu. Të dy trajtimet u prezantuan me avantazhet dhe disavantazhet e tyre dhe të hënën pritet që trajtimi të vendoset në një takim të ri mes të gjitha palëve. Nga klubi rekomandojnë ndërhyrjen, por Ansu nuk e sheh fare qartë këtë mënyrë.

Dhe një tjetër nga objektivat është rikuperimi moral i lojtarit. Trajneri Xavi ishte shumë i qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Alavés: “Ansu është shumë i prekur. Është prioritet për Ansu që të rifitojë besimin dhe të arrijë t’i harrojë dëmtimet, diçka e ndërlikuar duke marrë parasysh gjithçka që i ka ndodhur në dy vitet e fundit”.

Humbja është shumë e rëndësishme për skuadrën. Xavi po llogariste të mbështetej tek ai për këtë pjesë të dytë të kompeticionit. Por realiteti mezi ka zgjatur disa ndeshje. Në këtë sezon, talenti 19-vjeçar Ansu Fati ka pasur dy rikthime.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ansu fati dëmtimin e sulmuesit të talentuar ansu fati ka pasur një takim në ciudad deportiva sulmuesi i talentuar ansu fati trajneri xavi ansu fati dëmtimin e sulmuesit të talentuar ansu fati ka pasur një takim në ciudad deportiva sulmuesi i talentuar ansu fati trajneri xavi

Sondazh

Poll