Aktualitet

Kamionit i rrëshket rimorkio, bllokohet rruga në Llogara, policia: Shmangni kalimin

23 Janar 2022, 10:29 Nga DOSJA
Kamionit i rrëshket rimorkio, bllokohet rruga në Llogara, policia:

LLOGARA – Bllokohet Qafa e Llogarasë. Shkak mësohet se është bërë një kamion, rimorkioja e të cilit ka rrëshqitur duke bërë që të dalë nga rruga. Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në këtë aks, ndërsa policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por monitoron situatën, por deri më tani është e pamundur lëvizja, për shkak se është zënë e gjithë.

Shkak për këtë aksident është bërë moti i keq me reshje dëbore dhe ngrica në këtë aks rrugor, ndërsa po punohet për lëvizjen e kamionit për të zhbllokuar rrugën dhe për të vijuar lirisht qarkullimin e mjeteve të tjera.

NJOFTIMI I POLICISË

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës. Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor. Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Vendi ynë është përfshirë prej disa ditësh nga një mot i acartë, me temperatura disa gradë nën zero, ndërsa në zonat malore ka pasur prezencë të theksuar të rreshjeve të dëborës, por edhe ngrica, që kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

LAJMI KRYESOR: I ftohti polar në Shqipëri! Izolohet Dibra, fshatra pa energji në Elbasan dhe Korçë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet llogaraja llogara moti i keq ne shqiperi bllokohet llogaraja llogara moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll