Aktualitet

Skema e pensioneve në rrezik, shkak emigrimi i të rinjve, propozhet ndryshim

22 Janar 2022, 19:15 Nga DOSJA
Skema e pensioneve në rrezik, shkak emigrimi i të rinjve, propozhet

TIRANË – Largimi i të rinjve nga Shqipëria si dhe informaliteti ekonomik vë në rrezik skemën e pensioneve. Në vendin tonë numri i kontribuesve është në rënie, ndërsa numri i pensionistëve gjithnjë në rritje. Për këtë arsye për të siguruar pensionet e të moshuarve qeveria detyrohet që të japë para borxh  nga buxheti i shtetit. Që kontribuesit sot, të sigurojnë pensionin propozohet ndryshimi i skemës së pensioneve.

 “Nëse ne do të përdorim një mekanizëm të tretë: është pensioni privat. Po çfarë i mundëson kjo një pensionisti? Ai krahas pensionit shtetëror merr dhe një tjetër që është ai privat. Gjithashtu ky pension edhe trashëgohet nëse kontribuues nuk mundet ta marrë sepse ndërron jetë para kohe. Ndërkohë që në rastin e pensionit shtetëror të gjitha kontributet që derdhim ne sot në skemën e sigurimeve shoqërore kthehen ose jepen si një e ardhur për pensionistët, por ato nuk gjenerojnë të ardhura“ , tha ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi.

Numri i kontribuues është në rënie, vetëm për vitin 2020 kemi 35 mijë kontribuues më pak.

 “Nëse në vitet 90’ kishim 1 pensionist dhe 5 kontribues sot kemi 1.-1.5 kontribuues. Kjo ulje kaq e madhe e kontribuesve ul edhe sasinë  dhe kur këto të ardhura janë minimale 30-40 mijë Lekë të reja  atëherë përqindja që paguhet si nga punëdhënësi dhe punëmarrësi  është në minimum. Ndërkohë që pensionet tona janë 12-14 mijë Lekë që do të thotë se sasia që merr një pensionit është dyfishi ose më e madhe se sa kontributi minimal që paguan një punonjës. Për këtë arsye kjo skemë nuk mbulohet“, shtoi ekspertja.

Thellimi i deficitit të skemës së pensioneve po vë në vështirësi i buxhetin e shtetit. Numri i kontribuuesve është në rënie për shkak të emigrimi si dhe informaliteti ekonomik ku punëdhënësit i shmangen detyrimeve fiskale.

Marrë nga Top Channel

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet la skema e pensioneve la skema e pensioneve

Sondazh

Poll