Aktualitet

Formulari me 12 pyetje i qeverisë, gazetari Parruca: Është tallje, mos merrni pjesë

22 Janar 2022, 19:09 Nga DOSJA
Formulari me 12 pyetje i qeverisë, gazetari Parruca: Është

TIRANË – Gazetari Edvin Parruca reagoi i indinjuar në lidhje me formularin me 12 pyetje të hartuar nga qeveria “Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë”. Në një postim në Facebook, ai shkruan se çështjet e ngritura nga qeveria në këtë anketë duhet të zgjidheshin me referendum. Parruca shton se në historinë e demokracisë në vendin tonë, e drejta e referendumit nuk është ushtruar sa dhe si duhet dhe se zërat e paktë që kanë kërkuar mbajtjen e disa referendumeve për çështje të ndryshme u injoruan.

Në fund, këtë formular të hartuar dhe të dërguar nga qeveria për qytetarët, gazetari Parruca e konsideron si tallje dhe u bën apel qytetarëve që të mos marrin pjesë në të.

POSTIMI I EDVIN PARRUCëS:

E pse do i duhej ta bente fundja, kur as ne nuk e kerkojme te drejten per te vendosur.

Në 30 vite demokraci, Shqipëria ka kryer 3 herë referendume (1994 për ndryshimin e Kushtetutës, 1997 për formën e qeverisjes dhe 1998 po prapë për Kushtetutën). Në formularin e hartua nga qeveria “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, qytetarëve shqiptarë u kërkohet mendimi lidhur me përdorimin e kanabisit mjekësor, “Ballkani i Hapur”, ndihma për pensionistët, ndihma financiare për gratë që kanë e ose më shumë fëmijë, etj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edvin parruca edvin parruca

Sondazh

Poll