Aktualitet

Kishte pirë! Qëlloi me armë drejt lokalit të Dushajt, arrestohet Kristian Kroni

22 Janar 2022, 17:57 Nga DOSJA
Kishte pirë! Qëlloi me armë drejt lokalit të Dushajt,

SHKODËR– Kristian Kroni, 31 vjeç, qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali është vënë në pranga të Policisë së Shtetit. I riu u arrestua pasditen e sotme, duke zbardhur dhe shkakun e vërtetë të të shtënave në lokalin në pronësi të Nikoll Dushajt.

Sipas Policisë, në versionin zyrtar bëhet me dije se 31-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe ishte kthyer në shtëpi. Por kishte vendosur që të rikthehej kësaj here me armë zjarri, duke qëlluar e duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal. Ndaj 31-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali. Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Grupi Hetimor dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristian kroni nikoll dushaj shkoder kristian kroni nikoll dushaj shkoder

Sondazh

Poll