Aktualitet

Tritoli në derën e shtëpisë, Naim Stafuka: Intervista për vëllanë ka ndikuar

22 Janar 2022, 19:03 Nga DOSJA
Tritoli në derën e shtëpisë, Naim Stafuka: Intervista

FUSHË KRUJË- Dera e shtëpisë së Naim Stafukës u hodh në erë mbrëmë me tritol. Vëllai i të zhdukurit prej 7 vitesh, Enver Stafuka, ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në një prononcim për “ABC Neës”, duke treguar edhe çfarë kishin kapur kamerat e sigurisë së banesës por edhe ato të bizneseve të tjera në zonë.

Bazuar në dëshminë e Stafukës, një person i maskuar me kapuç në kokë, me maskë anti-COVID ka zbritur nga një makinë e bardhë dhe pasi ka vënë eksplozivin në katin e parë të ndërtesës 3-katëshe është larguar. Shpërthimin e ndodhur ai e lidh me intervistën e dhënë dy muaj më parë për të vëllanë, duke shtuar se ai vetë nuk ka asnjë konflikt, ku edhe mund të dyshojë.

“Vetëm sa kemi hapur kamerat, asgjë tjetër, autori është njëri me kapuç dhe kapele me makinë të bardhë, zbriti nga makina vuri tritolin aty dhe iku. Është një person i gjatë por nuk kuptohet se kush është. Është me kapele dhe maskë anti-COVID. Nuk jam i sigurt se kush e ka bërë por intervista për vëllanë që më ka humbur edhe mund të ketë ndikuar. Unë borxh s’i kam askujt. Konflikt me njeri s’kam sepse rri gjithë ditën me punët e mia,”-tha ai. Ndërkohë që në intervistën e dhënë përmendi emra personash me precendentë penalë në zonë.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2015, kur u rrëmbye në qendër të Fushë Krujës nga 4 persona, të gjithë të maskuar si efektivë policie. Që nga ai moment, Stafuka nuk është gjetur më, e dyshohet se është ekzekutuar e më pas zhdukur pa gjurmë nga atentatorët. Në të njëjtin vit, në 2013, Enver Stafuka ishte arrestuar pasi dyshohej se ishte personi që kishte vjedhur automjetin me të cilin u krye atentati ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet naim stafuka tritol naim stafukes naim stafuka tritol naim stafukes

Sondazh

Poll