Sport

Zbardhet data, më 2 mars do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FSHF-s

22 Janar 2022, 14:09 Nga DOSJA
Zbardhet data, më 2 mars do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komitetit të Ekzekutiv të FSHF përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.

Deri në këto momente ende nuk ka një kandidat zyrtarë se cili do të jetë përballë presidentit aktual të FSHF Armand Duka i cili gjithashtu në ditët në vijim do të bëjë publik edhe kandidimin e tij në bazë të propozimeve të antarëve të kësaj asambleje.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #armandduka fshf futbolli zgjedhjet #armandduka fshf futbolli zgjedhjet

Sondazh

Poll