Aktualitet

“Do iu ngul si gozhda”/ Shqiptari s’përmbahet, hyn në lokalin grek me varre në dorë

22 Janar 2022, 14:47 Nga DOSJA
“Do iu ngul si gozhda”/ Shqiptari s’përmbahet, hyn

GREQI– Një shqiptar është prangosur nga Policia greke pasi akuzohet se ka tentuar që të lëndojë menaxherin e një lokali. Për arsye që ende nuk dihen, 39-vjeçari shqiptar ka marrë një varre në dorë dhe ka shkuar në lokalin ‘bar kafe’ në Nea Joni të Magnezisë eduke kërcënuar se do t’i vriste.

“Do t’ju qëlloj me varre, do iu ngul si gozhda,”-tha ai në fjalën e tij. Mirëpo kërcënimi i mbaroi shpejt pasi u arrestua nga efektivët që ishin lajmëruar ndërkohë që të shkonin në vendin e ngjarjes. Edhe pse ka bërë rezistencë, sërish efektivët kanë mundur që ta çarmatosin duke i vënë më pas edhe prangat.

Ndaj 39-vjeçarit u ngrit padi për shkelje të ligjit për armët, kanosje, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë, megjithatë do të hetohet në gjendje të lirë.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll