Sport

Juventusi në garë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

22 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA
Juventusi në garë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

ITALI – Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami po zhvillon një sezon shumë të mirë me Empolin. 22-vjeçari tetovar numëron pesë gola dhe katër asiste në kampionat, teksa ka shënuar edhe tre gola në Kupën e Italisë.

Falë këtyre paraqitjeve janë disa klube po interesohen për kartonin e tij. Sassuolo ofroi 10 milionë euro disa ditë më parë, por Empoli refuzoi shitjen e lojtarit në merkaton e janarit. GDS raporton se në garë për Bajramin janë futur edhe Napoli e Lazio.

Edhe Interi po monitoron me kujdes rritjen e tij, teksa e përditshmja italiane zbulon se lojtari ofensiv ishte shumë afër kalimit te Juventusi në vitin 2019, përpara se të transferohej tek Empoli.

Ndërkohë, presidenti Fabrizio Corsi ka komentuar interesimin e madh të klubeve të tjera për Bajramin dhe Parisin. ”Të dy mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme. E di se do vuaj në qershor për t’i mbajtur në ekip. Një lojtar që është titullar prej 2-3 vitesh ka nevojë për pritshmëri dhe motivime të tjera, kështu që e shoh normale që të dy kanë marrë oferta të shumta”, deklaroi presidenti i Empolit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bajrami empoli juventus kombetarja bajrami empoli juventus kombetarja

Sondazh

Poll