Bota

Forumi Ekonomik Botëror mbahet në maj: Pas takimeve virtuale do shihemi përballë

22 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
Forumi Ekonomik Botëror mbahet në maj: Pas takimeve virtuale do

ZVICËR- Takimet vjetore të Forumit Ekonomik Botëror, të caktuara fillimisht në muajin janar, do të zhvillohen në Davos, Zvicër nga 22 deri më 26 maj.

“Pas të gjitha takimeve virtuale në dy vjetët e fundit, liderë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, do të takohen më në fund personalisht”, ka thënë themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i këtij Forumi, Klaus Schwab, përmes një deklarate.

Edicioni këtij viti pritet të shënojë herën e parë që liderët botërorë do të takohen personalisht, prej shpërthimit të pandemisë. Vitin e kaluar konferenca është anuluar për shkak të pandemisë dhe data tradicionale në fillim të këtij viti është anuluar po ashtu, për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas organizatorëve, disa prej temave që do të diskutohen në Davos janë ato për rimëkëmbje të ekonomisë globale pas pandemisë, luftimi i ndryshimeve klimatike dhe ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë në punë. Megjithatë edhe datat e muajit maj nuk janë të konfirmuara 100 për qind.

Takimet në Davos janë mbajtur për dekada, me disa përjashtime. Përgjatë konferencës, udhëheqësit e shteteve dhe organizatat ndërkombëtare shkëmbejnë pikëpamje për çështje të aktualitetit.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota davos forumi ekonomik botëror davos forumi ekonomik botëror

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2022, 14:01

DW: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Cov...

Bota 22 Janar 2022, 13:31

Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

TONGA- Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e pe...