Sport

I grabitet shtëpia, Lindelof i traumatizuar: trajneri Rangnick e lë pushim

22 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA

ANGLI – Një fatkeqësi ka tronditur familjen e Victor Lindelof, futbollist i United dhe i kombëtares së Suedisë. Ndërsa mbrojtësi ishte në fushë në ndeshjen kundër Brentford, disa banditë hynë në shtëpinë e tij në Mançester, ku ishin të pranishëm gruaja dhe djali i tij, të cilët u fshehën në një dhomë.

Një eksperiencë traumatike, që la gjurmë në mendjen e dy protagonistëve fatkeq dhe natyrisht edhe të mbrojtësit suedez.

Për atë që ndodhi në familjen Lindelof, foli edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, gjermani Ralf Rangnick, i cili në konferencë shpjegoi, se i kishte dhënë disa ditë pushim lojtarit që do të mungojë kundër West Hamit:

“Kam folur me të, për një kohë të gjatë në fluturimin tonë të kthimit. Ne mengjes folëm përsëri për rreth 20-25 minuta. Më tregoi çfarë ndodhi dhe më tha që ishte një ngjarje traumatike për gruan dhe djalin tre vjeçar. Më tha që tani duhet të rrijë në shtëpi. Ai dëshiron ta ketë të qetë gruan dhe familjen e tij, gjë që mund ta kuptoj plotësisht, si baba i dy fëmijëve. Jemi dakord, që ai të mos stërvitet dhe të mos jetë me ne për ndeshjen”.

Konfirmimin e mëtejshëm për traumën e pësuar, e ka treguar edhe bashkëshortja e futbollistit të “Djajve të Kuq”, e cila ka ndarë historinë në Instagram, ku ka shpjeguar situatën: “Gjatë ndeshjes së Victorit këtë të mërkurë në mbrëmje, ne kemi pësuar një bastisje në shtëpinë tonë në Mançester.

Isha vetëm në shtëpi me djalin, por arritëm të fshiheshim dhe të mbylleshim në një dhomë, para se ata të hynin në shtëpinë tonë. Ne jemi mirë në rrethanat, por padyshim që ishte një kohë shumë traumatike dhe e frikshme për ne të dy dhe për fëmijën tonë. Tani jemi në Suedi dhe po kalojmë pak kohë të lirë me familjet tona”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amiljen e victor lindelof borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € futbollist i united dhe i kombëtares së suedisë gjermani ralf rangnick kundër brentford mancester në mançester tifozët e manchester united amiljen e victor lindelof borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € futbollist i united dhe i kombëtares së suedisë gjermani ralf rangnick kundër brentford mancester në mançester tifozët e manchester united

Sondazh

Poll