Politike

1 ditë para zgjedhjeve/ KQZ thirrje Voltana Ademit për hapjen e qendrave të votimit: Bashkëpuno, aktet vepra penale

29 Qershor 2019, 18:03 Nga DOSJA
1 ditë para zgjedhjeve/ KQZ thirrje Voltana Ademit për hapjen e

TIRANË- 1 ditë para zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen nesër në të gjitha qytetet e Shqipërisë, KQZ ka dalë në një deklaratë për mediat, duke bërë thirrje për mirëkuptim nga ana e qytetarëve për ndryshimet e detyruara që janë bërë në disa bashki.

Në deklaratë, KQZ thekson se bën përjashtim KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës, për shkak të djegies së materialeve zgjedhore nga mbështetësit e opozitës. Ndërsa, më tej, KQZ shton se 50% e qendrave të votimit në Shkodër janë të mbyllura, duke i bërë thirrje kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, që të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Deklarata e plotë e KQZ-së:

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po  shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë. Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi. Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ. Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë. Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.

Me urdhër të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, shkollat ishin mbyllur për të mos u zhvilluar procesi i votimit. Gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkollat e mbyllura me zinxhirë janë hapur me dara.

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akuza, protesta e përplasje në disa KZAZ. Protesta në Tiranë, Dibër dhe Kurbin.Presidenti Ilir Meta bën thirrje qytetarëve për ruajtjen e paqes dhe qetësisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz thirrja e kqz voltana ademi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 kqz thirrja e kqz voltana ademi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll