Politike

Një ditë para zgjedhjeve lokale, PD: Tërhiqen komisionerët e PS në Shkodër

29 Qershor 2019, 14:56 Nga DOSJA
Një ditë para zgjedhjeve lokale, PD: Tërhiqen komisionerët e

SHKODËR– Ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku shkruan në rrjetet e saj sociale se komisionerët e PS-së në njësinë e Postribës janë tërhequr.

Sipas saj, socialistët e ndershëm e kanë kuptuar se po shkojnë drejt diktaturës dhe kanë vendosur që të tërhiqen. 

“Tërhiqen komisionerët e PS në NJ.A.Postribë. Mirënjohje! Edhe socialistët e ndershëm e kanë kuptuar që me diktaturë nuk vazhdohet! Me 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Rama ik! Asnjë hap pas!,”-shkruan Ulqinaku. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se lajmi i dhënë nga ish-deputetja nuk është i vërtetë dhe se komisionerët ndodhen ende në ambientet e KZAZ-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike izmira ulqinaku kzaz postribe shkoder izmira ulqinaku kzaz postribe shkoder

Sondazh

Poll