Politike

Ish-Presidenti Moisiu parlajmëron tërmet politik: Do arrestohen zyrtarë të lartë

29 Qershor 2019, 16:28 Nga DOSJA
Ish-Presidenti Moisiu parlajmëron tërmet politik: Do arrestohen

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të lartë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Moisiu tha se një parti politike do të shkërmoqet, dhe sipas ish-presidentit më e rrezikuar është opozita.

Ish-presidenti shtoi më tej se do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme që shqiptarët të mësojnë, nëpërmjet arrestimeve.

Një forcë politike do neutralizohet përfundimisht, do shkërmoqet dhe do krijohet një forcë e re. Ky është një tërmet politik dhe ky do ketë pasoja në të dy krahët, por për opozitën do të ketë më shumë, sepse ata bënë një gabim me djegien e mandateve.

Te ne politika bën budallallëqe pa fund dhe s’ke asnjë të arrestuar, apo me burgim.

Duhet të ketë ndëshkime, dhe padyshim që do të ketë, edhe arrestime të zyrtarëve të lartë. Ndryshe ne nuk mësojmë,”- u shpreh ish-Presidenti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred moisiu arrestime te zyratreve te larte termet politik alfred moisiu arrestime te zyratreve te larte termet politik

Sondazh

Poll