Politike

U shkarkua nga Rama pas djegies së KZAZ-së në Bushat, Zef Hila dëshmon në polici: S’kam dijeni për asgjë

29 Qershor 2019, 15:19 Nga DOSJA
U shkarkua nga Rama pas djegies së KZAZ-së në Bushat, Zef Hila

SHKODËR– Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila është thirrur në Policinë e Shkodrës për të dhënë dëshminë e tij lidhur me djegies së KZAZ-së në Bushat.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hila është shprehur se nuk ka pasur dijeni lidhur me çfarë do të ndodhte në KZAZ.

“Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, mësohet të ketë thënë Hila para policëve.

Pasi Bushati dha dëshminë e tij, ai u largua pasi për ta nuk ka asnjë urdhër ndalimi apo procedim penal.

Disa ditë më parë, militantë të PD-së i vunë flakën KZAZ-së së Bushatit. Të nesërmen, ministri Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie të Vaut të Dejës, Zef Hilën. 

Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kzaz në bushat shkarkohet zef hila zef hila djegia e kzaz në bushat shkarkohet zef hila zef hila

Sondazh

Poll