Politike

“E quajnë standart”/ Bardh Spahia publikon videon: Ja si shpërthehet qendra shëndetësore në Shkodër, policia hesht

29 Qershor 2019, 17:00 Nga DOSJA
“E quajnë standart”/ Bardh Spahia publikon videon: Ja si

TIRANË- Ish-deputeti demokrat për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka publikuar një video, ku shihet sesi shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e quajtur Qafë Hardhia, në Shkodër, sipas tij nga individë të PS-së.

“Kur institucionet dhunohen në këtë mënyrë, këtë e quajnë standart. Çuditërisht policia nuk bën asnjë veprim, hesht dhe i mbron krahët këtij “standardi”, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

BANDITIZMI, EDHE SI SJELLJE E SHTETIT BANDIT
Ja se si shperthehet qendra shendetesore ne zonen e Qafe Hardhise ne Shkoder nga individe te PS! Kete stil njohin, se per ta shteti eshte pushtet per t’u sjelle sic thote partia e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen ne kete menyre, kete e quajne standart. Cuditerisht policia nuk ben asnje veprim, hesht dhe i mbron krahet ketij “standardi”. #BanditShtet

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia qendra shendetesore ne shkoder shperthehet qendra shendetesore bardh spahia qendra shendetesore ne shkoder shperthehet qendra shendetesore

Sondazh

Poll