Politike

Nuk iu zbatua urdhri për KZAZ-të, reagon Voltana Ademi: Jam e indinjuar, kemi njoftuar të huajt

29 Qershor 2019, 17:00 Nga DOSJA
Nuk iu zbatua urdhri për KZAZ-të, reagon Voltana Ademi: Jam e

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas hapjes së disa disa ambienteve të shkollave nga anëtarët e KZAZ-ve për të futur materialet zgjedhore.

Ademi shprehet e indinjuar për moszbatimin e urdhërit të saj duke e denoncuar ndërhyrjen që sipas saj ishte e e jashtëligjshme duke i treguar se ka vënë në dijeni edhe ndërkombëtarët e OSBE-ODIHR.

Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR,”-shprehet Ademi.

Deklarata e Voltana Ademit:

E indinjuar për mosrespektimin e urdhërit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit.

Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia.

Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit.

Me urdhër të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, shkollat ishin mbyllur për të mos u zhvilluar procesi i votimit. Gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkollat e mbyllura me zinxhirë janë hapur me dara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapet dera me zinxhir shkoder shperndarja e materialeve zgjedhore voltana ademi hapet dera me zinxhir shkoder shperndarja e materialeve zgjedhore voltana ademi

Sondazh

Poll