Bota

Filmi ‘Zgjoi’ për ‘Oscars’/ Qeveria e Kosovës jep rreth 100 mijë euro për mbështetje

22 Janar 2022, 06:29 Nga DOSJA
Filmi ‘Zgjoi’ për ‘Oscars’/ Qeveria e Kosovës

KOSOVË– Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të mbështesë financiarisht filmin “Zgjoi”. Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të reklamave të filmit që është në garë për t’u nominuar në edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.

“Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, thuhet në vendimet e Qeverisë.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora filmi zgjoi kosove oscars filmi zgjoi kosove oscars

Sondazh

Poll