Bota

Ish-truproja e Ibrahim Rugovës gjunjëzohet para varrit të ish-presidentit

21 Janar 2022, 21:28 Nga DOSJA
Ish-truproja e Ibrahim Rugovës gjunjëzohet para varrit të

PRISHTINË– Kosova përkujtoi sot 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Homazhe në varrin e tij ka bërë edhe ish-truproja e tij, Ukshin Haliti, i cili është kapur nga mediat duke u gjunjëzuar para varrit të ish-presidentit.

Në një video të publikuar nga mediet kosovare shihet Haliti duke iu afruar varrit të Rugovës në gjunjë, e me kokën ulur për disa momente kujton bashkëpunëtorin e ngushtë.

Por nuk ishte i vetmi! Sot, homazhe te varri i Presidentit Historik bënë shumë figura politike, përfshirë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë që Rugova është kujtuar edhe nga politika shqiptare.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ibrahim rugova ibrahim rugova

Sondazh

Poll