Bota

KE paralajmëron Malin e Zi: Liderët politikë të ulin tensionet

21 Janar 2022, 21:24 Nga DOSJA
KE paralajmëron Malin e Zi: Liderët politikë të ulin

BRUKSEL- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka komentuar situatën politike në Malin e Zi. Duke qenë se situata aktuale në Malin e Zi nuk është e qetë, asambleja ka kërkuar që liderët politikë në vend të ulin tensionet. Një draft-raport për monitorimin e vendeve anëtare të Këshillit të Europës , do të shqyrtohet nga Kuvendi në seancë nga data 24 deri më 28 janar.

‘Në lidhje me Malin e Zi , Kuvendi mirëpret bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet autoriteteve dhe Komisionit të Venecias në shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin për Prokurorinë Shtetit dhe projektligjin për Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. I bëjmë thirrje parlamentit malazez të sigurojë pesë anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të emërohen në bazë të ekspertizës së tyre’, thuhet në raport.

Lexo edhe këtë: Protesta në Malin e Zi, Abazoviç përplaset me qytetarët

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza ne mal te zi kriza ne mal te zi

Sondazh

Poll