Bota

Erdogan është sëmurë! Presidenti turk kërkon ndihmën e mjekut izraelit (URGJENCA)

21 Janar 2022, 21:14 Nga DOSJA
Erdogan është sëmurë! Presidenti turk kërkon

TURQI– Presidenti turk Recep Tajip Erdogan është sëmurë! Mediat turke kanë bërë me dije se Erdogan që merr këshilla mjekësore nga një kardiolog izraelit, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv, Profesor Itzhak Shapira. Ky i fundit ka nisur që të këshillojë personalisht Erdoganin.

Thashethemet për shëndetin e Erdoganit kanë qarkulluar prej vitesh, me një nga mjekët e tij që në vitin 2011 mohoi se lideri turk kishte kancer. Por në Turqi po shtohen spekulimet për shëndetin e Erdoganit, i cili në shkurt do të mbushë 68 vjeç. Ai është parë në publik dhe në video muajt e fundit duke ecur ose duke folur me vështirësi ose duke u përgjumur para kamerave.

Por origjina e doktorit ka dhe një truk tjetër që po përflitet. Lidhjet midis Izraelit dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara që kur një OJQ turke mbikëqyri një flotëe anijesh që u përpoqën të thyenin bllokadën e Izraelit ndaj Rripit të Gazës në vitin 2010. Megjithatë për shëndetin e tij, Erdogan duket se harron gjithçka.

Marrë nga turkishminute.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota recep taijp erdogan turqi recep taijp erdogan turqi

Sondazh

Poll