Bota

“Lajmi na shokoi”, djali tregon për sëmundjen e Ibrahim Rugovës

21 Janar 2022, 22:27 Nga DOSJA
“Lajmi na shokoi”, djali tregon për sëmundjen e Ibrahim

KOSOVË- Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer. Dhurata që e mori nga qeveria Italiane, qëndron ende në oborrin e shtëpisë së presidentit të parë të Kosovës.

Brenda rezidencës presidenciale të Ibrahim Rugovës, ka shumëçka që e kujton ish-kryetarin e shtetit. Ajo që menjëherë identifikohet me të është flamuri Dardan, që gjendet aty ku mbaheshin konferencat e themeluesit të LDK-së. Ndërkaq në katin e dytë të objektit që e shfrytëzoi nga viti 1993, u realizuan takime dhe negociata tejet të rëndësishme për vendin.

Por, pse preferoi këtë ambient në vend të Zyrës së Presidentit tek Kuvendi i Kosovës?

Kushdo nga delegacionet e huaja që vinin këtu, pashmangshëm shihnin edhe Dhomën e Kristaleve ku ish-presidenti mbante pasuritë kosovare. Madje njëra nga to zuri vend edhe në zyrën më të rëndësishme në botë, Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

I njohur si figurë paqësore, Rugova mori dhuratë fotografinë e komandantit legjendar të UÇK-së. Pak metra më tej është edhe zyra e Presidentit në rezidencën Presidenciale të Ibrahim Rugovës. Aty ka fotografi të shumta të takimeve mes tij dhe politikanëve më të rëndësishëm të kohës.

Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si pavarësisht kësaj, ai qëndroi gjithnjë optimist dhe s’i humbi shpresat. Duke luftuar sëmundjen me gjithë forcën e tij, Mendim Rugova tregon se si ish-presidenti i kaloi ditët e fundit të jetës së tij. Ani pse u mungon shumë, familja e ish-presidentit është e lumtur që Kosova është e pavarur edhe për shkak të punës së babait të tyre.

Marrë nga Gazeta Express

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ibrahim rugova mendim rugova ibrahim rugova mendim rugova

Sondazh

Poll