Aktualitet

Vëllanë e ka të zhdukur! Mesazh në Fushë Krujë, tritol në portën e Naim Stafukës

21 Janar 2022, 21:32 Nga DOSJA
Vëllanë e ka të zhdukur! Mesazh në Fushë Krujë,

FUSHË KRUJË- Shpërthim tritoli në derën e shtëpisë së Enver Stafukës në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30 të mbrëmjes, pikërisht në derën e shkalleve të një objekti tre katësh, ku përveç bizneseve, jeton dhe Stafuka me familjen.

Megjithatë fatmirësisht nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale e nuk ka të lënduar në njerëz. Por duket e gjitha është mesazh për të vëllanë e Enver Stafukës pasi më nëntor të vitit që lamë pas për herë të parë ai dha një intervistë, ku edhe përmendi me emra personat që dyshon se kanë gisht në zhdukjen e të vëllait, megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e një konflikti të vetë Naim Stafukës, por mbetet që ngjarjen ta zbadhë të plotë grupi hetimor dhe Policia e Shtetit.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë më 9 shkurt të vitit 2015. Të persona të maskuar të veshur si policë e rrëmbyen në qendër të qytetit të Fushë-Krujës personin që vodhi makinën ‘BMW’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Shpërthimi me tritol në dyqanin e Naim Stafukës, reagon Policia

Tritoli në Fushë-Krujë, si e paralajmëroi Naim Stafuka:Po fole më të çojmë te vëllai

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enver stafuka fushë-krujë naim stafuka tritol naim stafukes enver stafuka fushë-krujë naim stafuka tritol naim stafukes

Sondazh

Poll