Aktualitet

“Bratoshi” në Shkodër/ Policia kap 40-vjeçarin që i shpëtoi,lëvizte me mjet pa targa

21 Janar 2022, 18:14 Nga DOSJA
“Bratoshi” në Shkodër/ Policia kap 40-vjeçarin

SHKODËR– Tre ditë më parë Policia e Shtetit finalizoi operacionin “Bratoshi” në Shkodër ku mbetën të arrestuar 2 persona të përfshirë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe u shpall në kërkim një tjetër. Por sot është bërë i mundur edhe prangosja e të shpallurit në kërkim, 40-vjeçarit me iniciale L. R., 40 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe. 40-vjeçari po udhëtonte në një automjet pa targa me dy persona të tjerë, ndërsa me vete kishte 643.2 gramë kanabis. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Bratoshi”, shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Bratoshi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: L. R., 40 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe. Shtetasi L. R. dyshohet se ka qenë duke udhëtuar në një automjet pa targa, me shtetasit Xh. Z. dhe A. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia, më 18.01.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Bratoshi”. Pas ndalimit të këtij mjeti, shërbimet e Policisë gjetën 643.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bratoshi shkoder operacioni bratoshi shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2022, 11:26

Zbardhet emri i kandidatit të PS në Vorë

TIRANË– Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandido...