Aktualitet

‘S’komandohemi nga shqiptari’/Protesta në Malin e Zi,Abazoviç përballet me qytetarët

21 Janar 2022, 19:22 Nga DOSJA
‘S’komandohemi nga shqiptari’/Protesta në Malin e

MALI I ZI- Nisma e ndërmarrë nga zvëndëskryeministri malazez Dritan Abazoviç ka sjellë protesta në vendin fqinj. Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Malin e Zi, për të kundërshtuar mocionin e votëbesimit të qeverisë së Zdravko Krivokapiçit si dhe krijimin e një qeverie të re të pakicave. Në protestë qytetarët janë shprehur se kjo që ai po bënë edhe tradhëti ndaj vullnetit të popullit, ndërkohë që kanë shtuar se ata nuk do lejojnë që qeveria të rrëzohet.

Turma e protestuesve brohorisnin “Paratë i more Dritan” dhe “Nuk japim fitore”. Ndërkohë që në një moment, kur Abazoviç ndodhej mes protestesve për të komunikuar me to, e pikërisht në këtë moment njëri prej tyre i ka përmendur faktin që është shqiptar i Malit të Zi.

“S’lejojmë një shqiptar të na komandojë,”-i tha një nga protestuesit duke shkaktuar reagim të fortë nga ana e Abazoviçit. Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga protestesit e tjerë, të cilët e kundërshtuan.

Ne po i themi Abazovicit se nuk do të ketë tradhti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve. Ne nuk do ta lejojmë këtë. DPS nuk do të jetë më kurrë pjesë përbërëse e asnjë qeverie. Ne i themi zëvendëskryeministrit të respektojë mbi të gjitha , votuesit e tij që donin ndryshim. Kush festoi para një muaji e gjysmë në Mojkovc dhe Cetinje?”, thanë qytetarët në protestë.

Protestat në Kolasin, siç është paralajmëruar, vazhdojnë me bllokimin e autostradës çdo mbrëmje në orën 19.00. Gjatë bllokadës së mbrëmjes së sotme, të grumbulluarit kanë lejuar të kalojnë vetëm autoambulancat.

Koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë, ku edhe vetë është aleat. Kjo nismë është nënshkruar nga 31 deputetë. Partitë Ura dhe CIVIS më 17 janar shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi. Këto dy parti janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ku bëjnë pjesë edhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik dhe Demokratët dhe kanë 41 ulëse nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mocioni i mosbesimit, Abazoviç: Nuk tradhëtova, serbët kanë vend në qeverinë time

VIDEO/ Protesta në Malin e Zi, qytetarët kundër Abazoviç

Nxehen gjakrat! Abazoviç përballë me protestuesit, njëri e ofendon: Shqiptarët…

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni proteste kunder abazovic trazira ne mal te zi proteste kunder abazovic trazira ne mal te zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2022, 11:26

Zbardhet emri i kandidatit të PS në Vorë

TIRANË– Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandido...