Aktualitet

Donin ‘kokën’ e Vuçiç!Alarmi i Europol për sigurinë e presidentit,Zvicer do e vriste

21 Janar 2022, 19:48 Nga DOSJA
Donin ‘kokën’ e Vuçiç!Alarmi i Europol për

BEOGRAD– 14 janari mund të ishte dita kur një atentat do t’i merrte jetën presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmin për mediat serbe e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, duke iu referuar informacioneve zytare nga Europoli.

“Përmes Europolit, më 14 janar morëm informacionin me fjalën “urgjente” nga një shtet anëtar i BE-së se një grup kriminal do të vrarë Presidentin e Republikës. Pasi morrëm informacionin së bashku me Europolin, nisëm një aksion të gjerë që synonte parandalimin e vrasjes. Kreu i asaj organizate është shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera,” – tha Vulin.

Ndërkohë që benzinë zjarrit i ka hedhur Vojisllav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, i cili pretendon se porosia është dhënë nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç për shkak se Vuçiç po qëndronte shumë pranë serbëve në Mal të Zi.

“Kjo e tronditi qeverinë e tij,”– tha Sheshel.

Po kush është Radoje Zvicer?

Radoje Zvicer është një nga krerët e klanit Kavaç. Gazetarët kanë mundur të nxjerrin në dritë vetëm një fotografi të tij pasi ka shumë pak informacion mbi jetën e tij kriminale apo personale. Ai ka lindur në Kotorr 37 vjet më parë, por nuk ka jetuar atje për shumë vite, duke preferuar që të jetojë më së shumti në Beograd. I njëjti klan, ka rrezikuar edhe jetën e zv.kryeministrin shqiptar, Dritan Abazoviç, ndërkohë që influenca e tyre është e frikshme në rajon.

Marrë nga Blic

(k.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic atentat presidentit vucic radoje zvicer aleksander vucic atentat presidentit vucic radoje zvicer

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2022, 11:26

Zbardhet emri i kandidatit të PS në Vorë

TIRANË– Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandido...