Aktualitet

ME VIDEO: Arrestohet në Durrës Tan Mezja, 2 policët e fusin prej krahësh në furgon

21 Janar 2022, 19:23 Nga DOSJA
ME VIDEO: Arrestohet në Durrës Tan Mezja, 2 policët e fusin prej

DURRËS– Personazhi i famshëm në Tiranë, por jo vetëm, Tan Mezja ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Lajmi është bërë me dije nga burime të Dosja.al, ndërkohë që është siguruar edhe momenti i arrestimit të tij nga “blutë” e qytetit bregdetar. Në video duket qartë Mezja i rrethuar nga 4 efektivë, 2 prej të cilëve e fusin duke e mbajtur prej krahu në furgon për ta shoqëruar në Komisariat.

Ndërkohë që e gjithë skena zhvillohet pranë një fëmije të mitur që mbahet në krahë nga një tjetër person, por nuk dihet nëse ka qenë duke udhëtuar në të njëjtin mjet me personazhin e njohur të rrjetit.

Për prangosjen e tij ende nuk ka një version zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit, por paraprakisht dyshohet se e gjitha ka ndodhur për shkak se Mezja ka kundërshtuar efektivët që e kishin ndaluar për një kontroll. Tan Mezja njihet ndryshe si tifozi i korçarëve të skuadrës së Skënderbeut të Korçës, por “dashurinë” më të madhe e ka për Milanin. Shumë video të tij duke reaguar për gabime të futbollistëve gjatë ndeshjeve janë bërë virale në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as komentet “+18”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tan mezja durres tan mezja arrestohet tan mezja durres tan mezja

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2022, 11:26

Zbardhet emri i kandidatit të PS në Vorë

TIRANË– Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandido...