Aktualitet

Qëllohet me armë drejt një lokali në Shkodër, shpallet në kërkim autori (EMRAT)

21 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
Qëllohet me armë drejt një lokali në Shkodër, shpallet

SHKODËR- Të shtënat me armë zjarri drejt një lokali kanë prishur qetësinë e mbrëmjes! Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, Kristian Kroni mendohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të Nikoll Dushajt.

Megjithatë fatmirësisht nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë person i lënduar nga breshëria e plumbave. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa Kroni është shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D. Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristian kroni nikoll dushaj shkoder kristian kroni nikoll dushaj shkoder

Sondazh

Poll