Politike

I shqetësoi të gjithë, Merkel flet për herë të parë për shëndetin: Do kalojë, jam mirë!

29 Qershor 2019, 14:34 Nga DOSJA
I shqetësoi të gjithë, Merkel flet për herë të

JAPONI– Kancelarja gjermane Angela Merkel rka folu për herë të parë për shëndetin e saj pas dridhjeve të pakontrollueshme të trupit që ka kaluar në dy ngjarje publike.

E pyetur gjatë një konference për shtyp në prag të samitit të G20, nëse mund të shpjegonte se çfarë i kishte ndodhur, Merkel u përpoq që t’i qetësonte të gjithë.

E kuptoj pyetjen tuaj, por nuk kam asgjë për të raportuar, jam mirë. Jam e bindur çdo gjë do të kalojë,” tha Merkel.

Merkel pësoi dridhje të forta trupi gjatë një vizite shtetërore nga Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskiy më 18 qershor dhe në betimin e ministrit të ri të drejtësisë të Gjermanisë të enjten.

Lidhur me dridhjet e “gruas së hekurt”, mediat botërore kanë nisur edhe aludimet, duke pretenduar se këto janë shenjat e para të sëmundjes së Parkinsonit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel dridhet kancelarja gjermane gjermani angela merkel dridhet kancelarja gjermane gjermani

Sondazh

Poll