Aktualitet

VD-“Bora mbyll rrugën e Arbrit”/ Deputetja e PD nxjerr videon: U hap pa përfunduar

21 Janar 2022, 15:44 Nga DOSJA
VD-“Bora mbyll rrugën e Arbrit”/ Deputetja e PD nxjerr videon:

DIBËR– Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar bllokimin e rrugës së Arbrit nga reshjet e borës. Me një postim në Facebook, deputetja ka ndarë pamjet nga rruga, duke shtuar se aksi rrugor u hap vetëm për propagandë të qeverisë, kur në fakt punimet nuk kishin përfunduar. Megjithatë ajo shtoi se më 6 mars, banorët e zonës do të kenë mundësinë që të ndëshkojnë me votë qeverinë, duke iu referuar zgjedhjeve të pjesshme lokale.

“”Rruga e Arbrit”, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora. E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim. Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë! Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit që ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë. Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron. Dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë,”-shkruan deputetja krahas videos.

LAJMI KRYESOR: Dëbora pushton Shqipërinë, mbyllet Rruga e Arbrit, Kukësi, Dibra e Korça me probleme

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet politike diber moti i keq ne shqiperi rruga e arbërit diber moti i keq ne shqiperi rruga e arbërit

Sondazh

Poll