Aktualitet

Shkatërrohet laboratori i ‘Bitcoin’ në Shijak, kontrollohej nga Tirana

21 Janar 2022, 11:05 Nga DOSJA
Shkatërrohet laboratori i ‘Bitcoin’ në Shijak,

SHIJAK– Shkatërrohet laboratori i ‘Bitcoin’ në Shijak të Durrësit. Ditën e sotme janë gjetur e sekuestruar 220 makineri që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Deri më tani mësohet se bëhet fjalë për një person të arrestuar që akuzohet për prodhim të kiptomonedhave, por ende nuk dihet identiteti i tij. Raportohet gjithashtu se deri më tani janë shoqëruar disa persona, që ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Magazina ishte ngritur në fshatin Pjesëz të Shijakut, që ishte marrë me qira nga persona nga Tirana të cilët kontrollonin gjithçka.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres laboratori i bitcoin ne shijak policia e durresit shijak durres laboratori i bitcoin ne shijak policia e durresit shijak

Sondazh

Poll