Politike

EMRAT / SPAK kërkon pushimin e hetimeve për disa ish-gjyqtarë, ARSYET

21 Janar 2022, 13:39 Nga DOSJA
EMRAT / SPAK kërkon pushimin e hetimeve për disa ish-gjyqtarë,

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimit për disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë, me arsyetimin se ka disa pasaktësi në deklarimin e pasurive, të cilat janë të natyrës administrative, por nuk janë kryer vepra penale. SPAK ka kërkuar kështu pushimin e çështjes për Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori. Ndërkohë, vijojnë hetimet për Bashkim Dedjan, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj.

Në SPAK në datën 28 prill 2020 është regjistruar kallëzimi nr.91 i shtetasit Fran Dashi. Kallëzuesi ka kallëzuar 20 subjekte, ish-gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6, 180, 181, 248, dhe 257/1 të Kodit Penal.

“Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori, mund të kenë patur pasaktësi, që klasifikohen të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjin nr. 84/2016., por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale, të deklarimit të rremë apo fshehjes së pasurive. Kërkoi: Pushimin e çështjes penale nr. 137/2020 regjistruar për veprat penale të Refuzimi për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aleksandër muskaj edmond islamaj fran dashi gani dizdari gjykata e lartë spak xhezair zaganjori aleksandër muskaj edmond islamaj fran dashi gani dizdari gjykata e lartë spak xhezair zaganjori

Sondazh

Poll