Politike

VD-Rama: Sistemi është në pastrim e sipër, një ordinere na bllokoi një projekt

21 Janar 2022, 12:38 Nga DOSJA
VD-Rama: Sistemi është në pastrim e sipër, një ordinere

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u shpreh se sistemi i drejtësisë në vendin tonë është në pastrim e sipër, ndërsa nuk nguroi të përmendte edhe një gjyqtare, që sipas tij i bllokoi qeverisë shqiptare një projekt.

Sipas Ramës, sistemi që kemi zgjedhur do kohën e tij, ndërsa shtoi se, jemi të barabartë dhe të pafuqishëm përballë kësaj gjëje. Rama vijoi më tej se, nuk ka një forcë që e bën sa hap e mbyll sytë, pasi sipas tij, nuk funksionon kështu.


“Jam i bindur që dija e urtësia e popullit do të fitojnë, e kam shumë të qartë se çfarë do të ndodhë, jo në aspektin e parashikimit, por në aspektin e ndjesisë. Më herët drejtësia ishte një gur për të vrarë njerëz e për të sakatuar njerëz. Aman, ju lutem dhe me këto milionat që thoni ju, Unë jam i vendosur se po të mos isha nuk do t’i hyrja fare Reformës në Drejtësi, ndryshe nuk do të dilja të vendosja lule, aty ku janë shenjat e të rënëve më 21 janar. Sistemi që kemi zgjedhur do kohën e tij. Jemi të barabartë dhe të pafuqishëm. Jo më larg se pak ditëm ë parë unë fola për një rast skandaloz, kur një gjykatëse ordinere i ra ndesh një projekti të qeverisë për fëmijët dhe bllokoi projektin për llogari të një individi, sepse ende sistemi është në pastrim e sipër. Nuk ka një forcë që e bën sa hap e mbyll sytë, nuk funksionon kështu.”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: 21 Janari, Rama: Durim, Berisha e Basha, vrasësit e vërtetë, Meta s’ka ç’thotë

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama ilir meta 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama ilir meta

Sondazh

Poll