Politike

‘Shpërndan dekorata pa vlera’/ Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës:Piktor i pavlerë

21 Janar 2022, 12:54 Nga DOSJA
‘Shpërndan dekorata pa vlera’/ Zëdhënësi i

TIRANË – Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklarateve të Kryeministrit Edi Rama, se Meta ka shkuar në Korçë dhe merret me shpërndarje dekoratash pa vlerë dhe boshe, në vend që të komentojë çështjen e 21 janarit.

Në reagimin e tij, Blushi shprehet se mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë si Edi Rama mund të ketë.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera? Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”, shprehet Blushi.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta tedi blushi edi rama ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll