Aktualitet

Shembjet te ‘5 Maji’, Goci: Të flasësh për shkeljen e te drejtave atje, një luks

21 Janar 2022, 06:43 Nga DOSJA
Shembjet te ‘5 Maji’, Goci: Të flasësh për shkeljen e

TIRANË – Pedagogu Ervin Goci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me atë që po ndodh te zona e ‘5 Majit’ në kryeqytet, ku ka nisur shembja e banesave, të cilat preken nga projekti i Rindërtimit, proces që është shoqëruar me përplasje fizike mes banorëve e policisë.

Goci thotë se mjafton të shohësh se me çfarë oreksi po administrohet kryeqyteti shqiptar, ndërsa përmend faktin se nuk mund të quhet projekt për interes publik një projekt ku do të strehohen banorë ekzistues, të cilët nuk janë dëmtuar nga tërmeti i nëntorit.

Sipas Gocit, firmat private fitojnë 16 herë, marrin tokë falas, paguhen një më një për ndërtimin dhe nuk investojnë asnjë lek, ndërsa nuk ka dashur të flasë për shkeljen e të drejtave të njeriut, zvarritjen dhe pasojat sociale të këtij projekti.

Postimi i plotë i Ervin Gocit:

Vetem ju lutemi, shiheni pak se me çfare oreksi te zorres se trashe administrohet qyteti: Quajme nje projekt per interes publik nje projekt ku strehohen banoret ekzistues (te pademtuar nga termeti) ne te njejten toke(me shprese) me tollon kooperative, dhe ne po te njejten toke shiten apartamente me çmime tregu nga lubi ndertimi, nderkohe qe toka eshte e atyre qe shihni televizion (nuk ka rendesi e legalizuar ose jo me letra), dhe pronare faktike te asaj toke behen firmat e ndertimit dhe Bashkia, e cila thote qe do te shese te banoret e Tiranes nje prone, te cilen nuk e ka ndertuar vete, por ia ka dhene oligarkeve qe t’i ndertojne me çmim sa frengu pulen, qe pastaj t’ja shesin nje klientele. Firmat private fitojne 16 here, marrin toke falas, paguhen nje me nje per ndertimin dhe nuk investojne kokrren e lekut, me çmimin qe e kane marre me tollon, se nuk ka patur asnje konkurs, thjesht eshte ndare mielli i kooperatives, dhe ne fund fitojne dhe toke per te ndertuar kulla, ku me e ulta eshte 14 Kate. Prit se nuk ka mbaruar, nderkohe te gjithe ata qe kane paguar token per legalizim, Lame thote qe do ju kthejme leket, pra nje kosto shtese dhe nje dem ekonomik banoreve, sepse ajo prone qe eshte paguar njehere ne 2011-ten sot ka shume me teper vlere, dhe ate vlere ia perlan vrima e zeze e mafias se ndertimit, por eshte dhe dem ekonomik per shtetin sepse parate qe ka depozituar dikur, i nxjerr serish nga arka per shkak te vendimarrjes bastarde. Nga pronar me shtepi dhe toke qe mund ta negocionte i lire me çmim tregu, konvertohet ne kooperative metrash/katrore. Nuk dua te flas per margjinalizimin, shkeljen e te drejtave, zvarritjen e pasojat sociale sepse eshte nje luks i paimagjinueshem.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci nis prishja e banesave te 5 maji ervin goci nis prishja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll